Bie nga çatie, nuk mbijeton 43-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi një ditë më parë në banesën e tij humbi jetën një 43-vjeçar, i cili u rrëzua nga çatia teksa po punonte.

Blutë e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica”, ku 43-vjeçari u rrëzua dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.