Bie nga lartësia një grua në Gjakovë, nuk mbijeton
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Gjakovë 27.10.2025-22:27. Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

