Bie nga skelat e pallatit, ndërron jetë rrugës për në spital

Një punëtor ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin dhe mësohet se 48 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Lezhës.

Burime për ABC News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.