Bie nga ura derisa po luante me shokë dhe mbytet
Një fëmijë ka rënë nga ura në Dragash, derisa po luante me shokë dhe si pasojë ka vdekur.
Rasti është cilësuar nga policia si ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohet.
Dragash, 22.05.2022 – 18:35. Është raportuar se fëmija, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete. Dyshohet se fëmija derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

