Bie numri i rasteve të reja me Covid
188 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, derisa janë shëruar më shumë se dyfishi i të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 45 persona, ndërsa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 835 mijë e 455 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht janë 2 mijë e 254 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

