Bie numri i rasteve të reja me COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 34 raste të reja me COVID-19, ndërsa 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin.
“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj ka thënë se situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik, ndërkohë ka përshëndetur vendimin e sotëm të Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa test PCR.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.

