Bie numri, sot vetëm 5 raste me koronavirus
Sot më 4 qershor, janë testuar 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe me koronavirus kanë rezultuar 5 persona.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Fushë Kosovës (2 raste), Vushtrrisë (1 rast), Prizrenit (1 rast) Prishtinës (1 rast).
Sot më 4 qershor 2020, janë shëruar 3 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 874. /mediafokus.info

