BIK ua ndalon imamëve dhe nënpunësve të vetë të merren me fushatë politike

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

“Është një vendim i kahmotshëm. Tani është rikonfirmim, tërheqje e vërejtje”, tha Sadriu.

Bashkësia Islame, ua tërheq vërejtjen e nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale.

BIK ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet.

Klankosova.tv e ka siguruar vendimin e lëshuar nga ky institucion.

“Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Derisa të mërkurën tre zyrtarë policorë, ishin suspenduar nga detyra.

Ata dyshohet se kishin marrë pjesë në tubimet e partive politike.