Bilanci i 24 orëve të fundit, asnjë rast i vdekjes

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 6 raste, Podujevë 6 raste, Pejë 5 raste, Prishtinë 5 raste, Fushë Kosovë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Ferizaj 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.