“Birra Peja” ka një njoftim rreth Festës së Birrës në Korçë
Kompania e njohur kosovare e birrës, Birra Peja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është tërhequr nga Festivali i Birrës në Korçë.
Birra Peja thotë se shkak i tërheqjes së mbështetjes së tyre për festivalin është këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili është ftuar nga organizatorët.
“Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”, thuhet në njoftim.
Serbi ka konfirmuar pjesëmarrjen në ditën e fundit të festivalit, më 22 gusht.
Janë të shumtë ata që kanë reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Bregoviç. Artistë të shumë shqiptarë kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival.


