Bislimi i vë pikë, s’e kthejmë Veliun
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet asnjë afati kohor të askujt.
Bislimi, duke komentuar kërkesën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që kryeministri Kurti ta heqë taksën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, shtoi se Veliu nuk mund të kthehet në asnjë rast.
Sipas tij, plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet.
Kur do të ndodh kjo Bislimi thotë se i mbetet Kurtit të vendos.
Mustafa ka thënë se e pret edhe sot Kurtin ta heqë taksën dhe ta anulojë vendimin për Veliun, nëse e dëshiron vazhdimin e partneritetit.
Kurti ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm, veprim ky që e ka nxitur LDK-në të paralajmërojë mocion mosbesimi për qeverinë.

