“Bixhoz me aleancat” – shprehja që ndau Osmanin dhe Kurtin, Rrustemi: Duhej të mendohej dy herë para se ta thoshte

Pas intervistës së mbrëmshme në emisionin Pressing, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar reagimet ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Sot, deputeti Adnan Rrustemi i ka rikujtuar Osmanit fjalët që kishte thënë në Kuvend për Albin Kurtin.

Rrustemi ka thënë se Osmani do të duhej të mendohej dy herë para se t’i thoshte Kurtit se ka luajtur bixhoz me aleatët.

“Nese dialogu nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej “gardiane” e mbrojtjes së miqësisë me miqtë? Apo pse pati nevojë që ajo të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat? Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri.Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë”, ka shkruar Rrustemi.