Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta.

Azemi ka theksuar se i vije keq për bizneset të cilat nuk po gjejnë punëtorë, por që sipas tij, vet e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të mos krijimit të kushteve me të mira për ta.

Ai shtoi se fokusi i tij si kryetar i FSPTSPK-së, do të jetë përmirësimi i pagave të punëtorëve në markete, raporton EO.

Mos ngritja e pagave, kushtet e dobëta të punës, puna e stërzgjatur, ka bërë që të rinjtë të ikin nga Kosova dhe shumë biznese po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së punëtorëve.

Madje, ka raste kur bizneset marrin punëtorë edhe nga Banglladeshi. /EO