Blegtorit nga Janjeva ujqit ia mbysin 90 dele
Ujqit i kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë fundvit një blegtori nga Janjeva. Fermerit Sokol Shabani, ujqit ia kanë mbytur rreth 90 dele.
Shabani vlerëson se atij i është bërë një dëm që shkon deri në 15 mijë euro.
“Ujqit na kanë mbyt rreth 90 dele, nja 70 i kemi gjetë e 20 nuk po e dimë ku janë“, ka thënë Sokoli.
Në Komunë ka marrë përgjigje negative sa i përket mundësisë së një kompenzimi të dëmit, me arsyetim se nuk kanë fond për këso raste.

