Blend Qerimi vjen me këngën e parë në gjuhën angleze
Blend Qerimi, djali nga Gjilani, i cili merret me muzikë që nga mosha 4-vjeçare, sapo ka lansuar këngën e tij të parë në gjuhën angleze, të titulluar ‘Misbehavè’.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Blendi dhe flet për përpjekjet për të gjetur paqe me veten dhe për të qëndruar larg gabimeve dhe sjelljeve jo të mira nga e kaluara.
Blendi, i cili shquhet për zërin unik në këndim, ka realizuar edhe projekte të përbashkëta dhe individuale me qëllime humanitare, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Ai, së bashku me vëllain Shendin kishin realizuar muaj më parë edhe aksionin për t’i dalë në ndihmë studentit Ilir Behluli, i cili vuante nga leukemia.
Ata, përmes muzikës në qendër të qytetit të Gjilanit, kishin mbledhur mbi 5 mijë euro ndihma për shërimin e Ilirit, i cili u trajtua më vonë në Turqi, por fati e deshi të mos mbijetojë.
Blendi tani vjen me këngën ‘Misbehavè’, që është një realizim unik për nga mënyra e këndimit dhe performancës muzikore, e këtij djaloshi ambicioz e kreativ, i cili premton shumë.
‘Misbehavè’ ka marrë pëlqimet e para, menjëherë pas lansimit para pak minutash./Mediafokus.info/

