Bllaca me dedikim për babain: Si s’më prite vetëm edhe njëherë të të shihja…
Ish-këshilltarja komunale në Gjilan, Saranda Bllaca e ka rikujtuar babain e saj, në përvjetorin e vdekjes, me një dedikim shumë prekës.
Kaloj një vit pa Ty, dhe unë ende nuk po mësohem me jetu me mungesën tënde! Më mungon në cdo hap që bëj, në çdo minut e në çdo sekond …
Do të më mungosh përherë babai im, – mungesën tënde nuk e plotëson asgjë.
Ky është postimi i plotë i Saranda Bllacës:
S’më prite vetëm edhe njëherë të vija e të të shihja… S’e prite as mbesën tënde Aryan, e cila lindi para tri javëve, e për të cilën u gëzove aq shumë…
Lajmi për vdekjen tënde të hershme e të pa pritur (që kurrë s’ta kam menduar) ishte një goditje e rëndë për mua.
Ke qenë njeri i veçantë, që s’mund ta përshkruaj me fjalë…
Do të doja të them faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne, 5 fëmijët e tu, duke mos kursyer asgjë e duke sakrifikuar gjithçka për t’na edukuar e shkolluar në kohët më të vështira që po kaloje në Kosovën e pasluftës.
Ishe këshilluesi më i mirë në gjithçka që kishim nevojë.
Do të më mungojnë bisedat e gjata me Ty, bisedat për jetën në përgjithësi, arsimin, shkencën e edhe debatet e gjata politike, të cilat shpesh zgjatnin me orë.
Ne kishim ende tema për të biseduar, por Ti ike pa më përshëndetur, edhe pse dje i shkëmbyem disa mesazhe përmes telefonit, por nuk më tregove se sot do të ikje për t’mos u kthyer më kurrë…
Më fal që qava aq shumë sonte. E di që s’do të doje të më lëndoje kurrë e t’më shihje të mërzitur, por nuk munda ta përmbaja veten.
Do të më mungosh shumëëë!

