Bllokimi i lirisë së lëvizjes për qytetarë, skandali i radhës i VV-së

“Sot, Komuna e Gjilanit, ndër shumë skandale të tjera, realizoi skandalin e radhës duke bllokuar në një formë të paparë më herët vendkalimin për këmbësorë, i cili lidh dy sheshet e qytetit, thuhet në një reagim të Degës së LDK.

Vendosja e murit për ta ndërprerë qarkullimin e qytetarëve tanë nuk është zgjidhje e problemit, përkundrazi, ofendon qytetarët.

Qytetarët tanë respektojnë shenjat e trafikut, do e respektonin edhe semaforin në këtë vendkalim, andaj mos i fyeni ata me bllokada të tilla.

Kjo qasje nuk i bën nder qytetarëve e bashkëatdhetarëve tanë. Kjo nuk është mikpritje për ta.

Lidhja Demokratike, Dega në Gjilan, kërkon nga udhëheqësit e Komunës që ta pezullojnë menjëherë këtë veprim skandaloz. Sa më parë, aq më mirë”, thuhet në reagimin e LDK në Gjilan.