Bllokohen nga bora 5 të rinj në Malësinë e Madhe

Shkuan të bënin ski dhe u bllokuan nga bora, 5 të rinjtë ndodhen ende të “mbyllur” në Malësinë e Madhe.

Te rinjtë kanë mundur të flasin me Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë, të cilat janë nisur dhe po marshojnë drejt Razma, e cila duhet përshkuar rreth 20 km në këmbë.

Njëri prej tyre ka pasur shqetësime shëndetësore por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftim:

5 Te rinj bllokohen ne bore ne M.Madhe

Forcat e Ndehyrjes se Shpejte ne Opeacione shpetimi

Kane arritur te hyjne ne lidhje me te rinjte dhe po vazhdojn Marshimin ne drejtim te tyre, pasi u duhet te udhetojne nga Razma 20 km ne kembe. /abcnews.al/