Bllokohet nga vërshimet pika kufitare Dheu i Bardhë

Pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë është bllokuar si pasojë e vërshimeve të ujit dhe daljes nga shtrati të lumit Morava, shkruan Mediafokus.info

Njoftimi i plotë:

Njoftohen qytetarët që të i shfrytëzojnë pikat alternative për të kaluar në drejtim të Kosovës, pasi që pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë është vërshuar nga uji.

Të gjithë qytetarët luten që të shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit në drejtim të Kosovës, pasi që dalja nga shtrati e lumit Morava, ka shkaktuar përmbytjen edhe të pikës kufitare, Konçul – Dheu i Bardhë.