BNE mund ekipin rus Forze dhe kualifikohet për Brazil
Shqiponjat e Kosovës mposhtin Forze të Rusisë. Bad News Eagles janë kualifikuar në turneun më të madh në CS:GO, i cili do të mbahet në Brazil.
BNE triumfoi ndaj ekipit Forze me rezultat 2-1 me mapa.
Ndeshja nuk filloi edhe mirë për ekipin shqiptar, pasi ishin duke humbur me rezultat 1-0, por që arritën në mënyrë fantastike të kthehen, duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 2-1 dhe u kualifikuan për më tutje.
Fitorja është shumë e rëndësishme pasi u mposht një ekip i fortë nga Rusia.

