Bogdanoviq: Kam informacione se BIA po përgatit konflikte të përgjakshme brenda Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq, në një reagim në rrjetin social “X”, ka thënë se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulinin është duke përgatitur një “sulm” të përgjakshën në veri të Kosovës.

Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit.

“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviq.

Më tej ai ka thënë se ky konflikt do të jetë në dobi të Listës Serbe.

“Të cilat janë të destinuara të kulmojnë këto ditë për të ruajtur dhe forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.