Boksieri kosovar fitoi meçin ndaj serbit në Austri
Bëhet e ditur se boksieri kosovar, Driton Mustaf Muharremi, mposhti serbin Nicola Savic pas 3 raundeve në kategorinë e peshave të rënda.
Vlen të theksohet se deshja u zhvillua të shtunën, më 1 korrik, në Austri, ku pas vendimit të gjyqtarit të tre raundet u fituan nga Driton Muharremi.
Dritoni migroi në Austri gjatë luftës e qysh në moshë të vogël pasion e kishte boksin.
Ky ishte një meç me rëndësi për Dritonin, i cili ua dedikoi dëshmorëve të Kosovës, e në veçanti Rahovecit, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/100002669551257/videos/1297966580807608/

