Bora dhe era e fortë thyejnë duruët dekorativë në Gjilan
Qyteti i Gjilanit dhe fshatrat e tij gdhinë sot të mbuluar nga një shtresë bore, e cila po vazhdon të bie edhe gjatë ditës, kohë pas kohe.
Ky keqësim i hershëm i motit, me rënie të madhe temperaturash, eshte përcjellë gjatë natës edhe me erë, e cila siç po shihet në foto, ka thyer disa drurë dekorativë përgjatë rrugës Gjilan-Bujanoc, në segmentin përballë Agmisë.
Meteorologu Besim Aliu, tha për emisionin “Ora Shtatë” se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore, megjithëse sipas tij, këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.



 
 
						 
						