Bora mbulon Kroacinë, vështirësi në qarkullim në autostradën që e përdorin edhe mërgimtarët për të ardhur në Kosovë
Në një pjesë të madhe të Kroacisë po bie borë, sidomos në Lika dhe Gorski Kotar. Bora ka mbuluar autostradën A1.
Kushtet dimërore janë shpallur në një numër rrugësh, që do të thotë se pajisjet dimërore janë të detyrueshme.
Një lexues na dërgoi pamje dhe foto të autostradës, të bëra rreth orës 10:30 të mëngjesit, transmeton Ballkani.info.
Disa, siç mund të shihet, mbetën të bllokuar në borë.
Shihni edhe videon e drejtimit në autostradën A1 pranë Vukova Gorica pak para orës 13:00.
Probleme pati edhe në Medvednica të Zagrebit, ku disa, gjatë rrugës për në majë, mbetën gjithashtu të bllokuar në borë, me sa duket pa pajisje dimërore në automjetet e tyre.
Të kujtojmë se autostrada A1 është e frekuentuar gjatë kësaj kohe nga mërgimtarët tanë që po vijnë për festat e fundvitit në Kosovë, prandaj duhet të kenë kujdes të shtuar.

