Bora zbardhon disa vise në Kosovë

Mëngjesi i sotëm në Kosovë ka gdhirë me borë në disa zona. Bora ka ‘zbarkuar’ herët në Ferizaj e Prevallë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.

Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.