Borë e shi këtë fundjavë në Kosovë

Sipas meteorologëve, nga dita e diel Kosova do të përballet me ulje të temperaturave me mundësi për reshje të dobëta shiu e bore.

Situatës të motit të pandryshuar që po mbanë për disa ditë, në fundjavë pritet t’i vije fundit, kur nga Mesdheu afrimi i një cikloni sjell vranësira, e ndërkohë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi vend ditën e diel, që mund të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vranësira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell.