Borxhliu i bllokon hyrjen kompanisë në Gjilan
Një person në Gjilan i ka bllokuar hyrjen një kompanie, në emër të një borxhi. Rasti është cilësuar ‘vetëgjyqësi” kurse i dyshuari është arrestuar.
Gjilan 11.05.2023–11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke i bllokuar hyrjen një kompanie në emër të një borxhi, që i dyshuari pretendon se kompania duhet t’ia paguaj. I njëjti, dyshohet se kështu ka vepruar edhe dy herë të tjera. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

