Boshnjakja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Ferizaj

Një grua, shtetase e Bosnjës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Ferizaj. Rasti po hetohet nga policia.

Ferizaj, 03.04.2022-20:00. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër shtetase e Bosnjës. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.