Bravo Blerta!
Avni Rudaku
Në jetën time, prej se e mbaj në mend RTK-në, e kam përcjell atë dhe kurrë një herë të vetme s’më ka bërë përshtypje një gazetar i vetëm.
E pashë Blerta Foniqin dhe përgatitje më të fortë, guxim më të fortë, gazetari më të fortë, etikë më të fortë, se Blerta në RTK, në historinë e krejt mediumit publik, nuk ka pasur.
Qetësia e saj në fytyrë e zë, faktet kokëforta, pyetjet e nënpyetjet sfiduese, e ka bërë figurën e ish-pushtetit, të duket e mjerë, në faj, në qeshje cinike e ironike, në kundërargumente meskine, në vetëmbrojtje të dështuar e neveritëse.
Blerta Foniqi, nuk kam fjalë që e përshkruaj intervistën me Fitore Pacollin.
Urtësia jote, e mbushur me arsenal kundërargumentesh, të bëri ikonë, personalitet, karakter.
Zoti të dhashë ymër të jetosh gjatë!
Pas kësaj interviste, kujdesu për veten. Shndrit kështu. Me fytyrë të butë, ton të ulët, me stabilitet të hatashëm, e shpërfytyrove figurën dëbuese të ish-pushtetit cinik, ironik, mohues, arrogant, bullizues, linçues.
Bravo Blerta!

