Brenda 24-orëve – 61 aksidente në Kosovë, as gjobat nuk po bëjnë punë
Injorimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë, megjithatë, aksidentet nuk po ndalen.
Sipas raportit, në këtë periudhë janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1.799 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje.

