Brenda 24 orëve, policia raporton 3 raste të dhunës ndaj prindërve

Brenda 24 orëve, policia ka raportuar 3 raste të dhunës ndaj prindërve.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë, 28.03.2022 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë, 28.03.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe babait të tij, dytë kosovarë. Sipas viktimave, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj, 28.03.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij kosovare. Me vendim ë prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.