Brenda 24 orëve raportohen të zhdukur tre persona në Kosovë

Tre persona janë raportuar të zhdukur në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit.

Sipas policisë dy raste të zhdukjes së dy grave janë raportuar në Vushtrri.

Ndërkaq, një burrë në Prizren poashtu u largua nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Raporti i plotë i policisë:

Prizren / 22.06.2024 – 21:00. Me 24.06.2024 një femër kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon të hetohet.

Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30. Me 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.