Brenda dhjetë viteve, në biznese janë punësuar 8704 persona
Në dhjetë vitet e fundit, numri i bizneseve në komunën e Gjilanit është rritur për disa herë. Statistikat flasin për 4912 biznese të regjistruara në periudhën 2010-2019, raporton portali mediafoksu.info
Numri më i madh i tyre, 2635, janë biznese tregtare. Sa i përket llojit – 3848 janë biznese individuale, ndërkaq të tjerat – 1457 janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (shpk).
Shikuar për nga veprimtaria, dominojnë bizneset tregtare (2635), të tjerat janë biznese shërbyese – 1413, biznese prodhuese – 572 dhe biznese të ndërtimtarisë – 292.
Në të gjitha këto biznese: tregtare, prodhuese, shërbyese dhe ndërtimtari, brenda periudhës dhjetëvjeçare janë punësuar 8704 persona.
Në të njëjtën kohë, janë shuar 870 biznese dhe janë çregjistruar 1317 të punësuar.
Më së shumti biznese – 608 janë regjistruar në vitin 2012 dhe po këtë vit është punësuar numri më i madh i personave – 1210 gjithsej.
Në vitin e fundit (2019) janë regjistruar gjithsej 513 biznese, 269 prej tyre shërbyese, ndërkaq janë punësuar 910 persona.
Në vitet 2012-2013 nuk ka pasur asnjë biznes të regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë./Mediafokus/

