Në Shëngjin ka vdekur një person i moshës rreth 40 vjeçare nga Gjilani, Bujar Haziri (personi në foto), i cili u varros dje në vendlindje.

Dyshohet se ai ka pësuar sulm kardiak derisa ishte në banesë në Shëngjin.

Ndërkaq, sipas mediave shqiptare, në Durrës ka vdekur një 67-vjeçare nga Tirana. Dyshohet se ajo ka pësuar sulm kardiak sapo ka pasur kontakt me ujin e detit.

Në mbrëmje, në të njëjtën lagje të Durrësit është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçareje nga Kosova, me inicialet N.H..

Dyshohet se ajo është mbytur aksidentalisht në det. Nga hetimet preliminare nuk janë vënë re shenja dhune.

Në rastin e tretë, një pushues nga Kosova ka vdekur në Velipojë. 82-vjeçari me inicialet I.M. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. /Mediafokus.info