Brenda një jave janë konfiskuar 19 patentë-shoferë në rajonin e Gjilanit

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 07.10.2022–13.10.2022 ka shqiptuar 1281 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Në kontrolle teknike në Qendrën e Kontrollimit Teknik (QKT) janë dërguar 47 automjete, nga të cilat kanë rezultuar me parregullsi teknike.

Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku dhe janë ndërmarrë masa ligjore ndaj vozitësve.

Po ashtu në kuadër të planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 10 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 13 aksidente me të lënduar si dhe janë konfiskuar 19 patentë shoferë.

Policia ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.