Brenda një jave janë shqiptuar 1169 gjoba dhe janë konfiskuar 19 patentë shoferë në Gjilan

Policia në Gjilan gjatë periudhës kohore 12.05.2023-18.05.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1169 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu janë ndërmarrë aktivitete në hetimin e 11 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 9 aksidenteve me të lënduar si dhe janë konfiskuar 19 patentë shoferë, thuhet në njoftim.