Brenda një jave konfiskohen 11 patentë shoferë në rajonin e Gjilanit
Policia në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë, gjatë periudhës 27.10.2023-02.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ ka shqiptuar 1.213 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 11 ngasës.
Njëherësh, Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan, gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente ka shqiptuar 89 gjoba, nga të cilat 41 janë shqiptuar vetëm për skadim të afatit të regjistrimit të mjetit, kundërvajtje këto të identifikuara nga pajisjet inteligjente.
Po ashtu janë identifikuar dhe shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtësit të cilët kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, për mos përdorim i dritave në automjet, tejkalim i shpejtësisë të lëvizjes etj., thuhet në njoftim.

