Brenda një jave konfiskohen 23 patentë shoferë në Gjilan
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 01.09.2023-07.09.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni veror 2023’’ ka shqiptuar 1334 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 13 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 19 aksidenteve me të lënduar si dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve ndaj 23 ngasësësve.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit ,,Autobusët/Kamionët” duke shqiptuar 48 gjoba të ndryshme ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet e rënda në gjendje të parregullt dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, thuhet në njoftim.