Brenda një jave konfiskohen 29 patentë shoferë në rajonin e Gjilanit
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 10.03.2023-16.03.2023 ka shqiptuar 1.361 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu janë konfiskuar 29 patentë shoferë.
Njësitet policore vazhdojnë të mbajnë pika të shumta kontrolli të automjeteve, me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.

