Brenda një jave konfiskohen 9 patentë-shoferë dhe shqiptohen 856 gjoba

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 09.12.2022–15.12.2022 ka shqiptuar 856 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

Po ashtu janë konfiskuar nëntë patentë shoferë.

Policia ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë pika të shumta kontrolli, me qëllim parandalimi të aksidenteve në rrugë, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.