Brenda një jave në rajonin e Gjilanit janë shqiptuar 1447 gjoba në trafik
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan, gjatë periudhës kohore 30.09.2022 – 06.10.2022 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 1447 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Në kontrolle teknike në QKT janë dërguar 67 automjete nga të cilat 63 kanë rezultuar me parregullsi teknike.
Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku dhe janë ndërmarrë masa ligjore ndaj vozitësve.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë hetuar 18 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 13 aksidente me të lënduar, kurse janë konfiskuar 24 patentë shoferë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.
Policia inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

