Brenda një muaji janë shkurorëzuar 156 çifte
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), brenda një muaji janë divorcuar 156 çifte.
Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1.988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime 156 raste.
ASK i ka publikuar edhe të dhënat për numrin e lindjeve dhe vdekjeve.
Sipas raportit, në muajin janar janë regjistruar 2.111 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej tyre, 1079 janë meshkuj dhe 1032 femra.
Ndërkohë janë regjistruar gjithsej 960 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës), 519 prej tyre meshkuj dhe 441 femra.

