Brenda shtëpisë ku pati një shpërthim gjendet i vdekur një person
Policia po heton një rast vdekjeje në Klinë, ku në një shtëpi ku ka ndodhur një shpërthim është gjetur pa shenja jete një person.
Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

