Breshëri apokaliptik mbyt një foshnje dhe lëndon 29 persona
Një stuhi e fortë breshëri ka goditur pasditen e së martës provincën e Gironës, në Kataluni.
Si pasojë e kësaj stuhie ka vdekur një foshnjë 20 muajshe dhe janë lënduar 29 persona.
Siç raportojnë mediat e huaja, foshnja është goditur nga një kokërr breshëri dhe është transferuar në spitalin Trueta në Girona, ku ka ndërruar jetë natën vonë si pasojë e dëmit të shkaktuar nga trauma.
Kësi moti nuk mbahet mend 20 vjetët e fundit.

