Breshëri godet fshatrat e zonës kufitare

Një pjesë e fshatrave kufitare të komunës së Gjilanit, Myçibabë, Burincë dhe të tjera janë përfshirë nga moti i lig në orët e mbrëmjes, ku ka rënë edhe breshër.

Siç shihet në këto foto, kokrrat e breshërit kanë madhësinë e arrës.

Ende nuk raportohet për dëme eventuale, meqë zona ku ka rënë breshëri është kodrinore./Mediafokus.info