Breshëri të shtënash në Berlin, vritet reperi “Çalla”
Një burrë ka vdekur nga breshëri plumbash në Berlin gjatë natës dhe dy persona janë plagosur, përcjellë tetovasot.
Sulmi me armë ka ndodhur në atë që njihet si lagjia e semaforëve të kuq!
Viktima 42-vjeçar u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën rëndë! Njëri prej tyre dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga autorët që janë larguar më pas nga vendi i krimit me një automjet tip BMW.
Dyshohet se objektiv i atentatit ishte 42-vjeçari.
Ekipet e emergjencës u munduan të mbajnë në jetë Caglar B., i cili u rrëzua para një dyqani pijesh alkoolike nga një breshër plumbash. Ai vdiq në ambulancë.


 
 
						 
						