Budrika e Epërme më e bashkuar se kurrë përkrah LDK-së

Sot, në Budrikë të Epërme, bashkë me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lutfi Haziri, pamë zemrën e vërtetë të Vitisë e Kosovës!

Qytetarët e këtij fshati janë forca që nuk dorëzohet, zëri që kërkon ndryshim, duart që ndërtojnë të ardhmen.

Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë, se sa atë që meritojnë: respekt, zhvillim e shpresë! Dhe ne jemi këtu për ta bërë këtë realitet.
Budrika e Epërme na dha një mesazh të qartë: Me popullin përkrah, po ndjejmë fuqinë e vërtetë e ringritjes së të djathtës, më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë!
Falenderime pa fund Budrikë e Epërme!

Ndryshimi po vjen!