Bufi e kujton Adem Mikullovcin: Ishte aktor i madh e koleg i dashur

Sot (15 shtator) është njëvjetori i vdekjes së aktorit të njohur, Adem Mikullovci, i cili pos me art, për një kohë u mor edhe me politikë, si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Mikullovci është rikujtuar sot nga aktori dhe kolegu i tij, Fatmir Spahiu-Bufi.

Në një postim në Instagram, Spahiu të cilin e kemi parë përkrah Mikullovcit në serialin “Kafeneja jonë”, tha se aktori i ndjerë do të kujtohet gjithmonë.

“U bë një vit nga vdekja e axhës Adem, aktorit të madh dhe kolegut të dashur e të afërt, do të kujtohesh gjithmonë”, ka shkruar Spahiu.

Aktori Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike./Mediafokus.info