‘Buka bakër’ dhe disa lloje të tjera që nuk ju shëndoshin
A duhet të konsumoni bukë ju që po mbani diete për të rënë nga pesha?
Po mund të konsumoni bukë đhe ta përfshini në dietë.
Po sa bukë mund të hamë gjata një dite?
Për një dietë të ekuilibruar, sasia e rekormanduar nga dietologët, janë 50-60 gramë në vakt, por duhet ditur se jo të githa bukët janë të njëjta.
Ja llojet e bukëve të duhura për dietikët:
1. Bukë thekre (219 kalori pēr 100 gr)
Me më pak kalori, dhe është mjaft e përshtatshme nëse jeni duke ndjekur dietë me pak kripë. Në 1 kg bukë, janë më pak se 580 mg sodium.
2. Bukë Integrale (224 kalori për 100 gr)
Më e përshtatshmja në dietë, përmban shumë fibra
3. Sanduiç (269 kalori për 100 gr)
Bukë shumë e njohur dhe me nivel më të lartë të sheqerit: 7,5 gramë në 100 gramë. Shkon shumë me qumështin dhe sallamet.
4. Bukë me grurë të ashpër (289 kalori për 100 gr)
E njohur me emrin “buka bakër”, ajo e këtij lloji ka shumë shije dhe është mjaft e pasur me vitaminën B, më shumë se ajo e bardhë.
5. Paninet (295 kalori për 100 gr)
Siguron sasitë më të mira të kalciumit, 130mg/100gr, proteina (9gr). /Anila Kalleshi, dietologe klinike/