Bukë e bardhë, e zezë integrale, cila është më e mira?
Ekzistojnë shpeshherë dilema në familjet tona se a duhet të hamë bukë të bardhë, të zezë apo integrale dhe cila prej tyre është më e shëndetshme.
Dihet se buka zë një vend kryesor në dietën e përditshme.
Buka e bardhë ka një indeks të lartë glicemik (GI), që do të thotë se lëshon energji shumë shpejt dhe kështu rritë sheqerin në organizëm.
Kjo është arsyeja pse ekziston një lidhje e drejtpërdrejt apo indirekte midis bukës së bardhë dhe diabetit.
Buka e bardhë mund të rrisë edhe rrezikun e kancerit si dhe sëmundjeve malinje.
Mielli zbardhet me kimikate gjatë përgatitjes ku përbërës kryesor është klori, i cili në reaksion me proteinat e miellit mund të formojë një substance tepër toksike që quhet “alloxan”.
Buka e zezë – integrale
Në bukën e zezë kokrra e grurit sintetizon dhe ruan brenda vitaminën E dhe kompleksin me vitamina B. Vitaminat e grupit B në intereaksion me enzime të ndryshme, marrin pjesë në shumë reaksione që zhvillohen në qeliza sikur: metabolizmi i makrosubstancave ushqyese, sinteza e neurotransmetorve, prodhimin e energjisë etj.
Buka e zezë përmban hekur, acid folik, kalcium, vitaminë B si dhe magnez, i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit.
Prandaj buka e zezë është shumë e shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.
Buka e zezë në mënyrë indirekte mbron nga infarktet e mundshme, nga kanceri i gjirit dhe nga kanceri i zorrës së trashë.
Cila është buka më e mirë për fëmijët?
Nuk ka asnjë dilemë se zgjedhja më e mirë jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët është buka e zezë integrale.
Buka integrale përmban shumë minerale dhe vitamina, tri deri në pesë herë më shumë vlera ushqyese se sa buka nga mielli i bardhë.

